Krytari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh edhe kryeministër në detyrë, shpërndau të dielën në Facebook fjalimin e së shtunës, të dhënë në Këshillin e Përgjithshëm të këtij subjekti politik.
Në këtë mbledhje të këshillit të VV’së, u mor vendim që Kurti të jetë kandidat i sërishëm për kryeministër.
Në mesin e deklaratave, kishte kryesisht akuza për opozitën. Thoshte se bëhen bashkë shpejt me njëri-tjetrin kundër VV’së.
“Me fjalë të tjera, të nderuar delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, opozita bllokon sepse tashmë kemi bllok opozitar. Është në qenien e tyre bllokimi. Ju e shihni se si mbështesin, ndihmojnë njëra-tjetrën, dhe sa shpejt e kollaj bëhen kundër VETËVENDOSJE!-s dhe qeverisjes sonë“, deklaroi Kurti.
“Ajo çka s’ka Republika e Kosovës, është Parlamenti. Opozita e ka skenë parlamentin, se ajo në Qeveri nuk është, ajo pra e ka privuar vetën nga skena e vet“, tha më tej ai.
