Parashikimi i motit për javën që po vjen

Parashikimi i motit për javën që po vjen

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm në vendin tonë, ku do të alternohen periudhat me diell dhe vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje lokale shiu me intensitet të dobët deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten, ndërsa në disa zona reshjet mund të shoqërohen edhe me shkarkime elektrike.

Temperaturat do të pësojnë rënie graduale në mesjavë, sidomos temperaturat minimale, të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3°C. Temperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga jugperëndimi në fillimjavë, ndërsa nga mesi i javës do të dominojnë erërat nga verilindja dhe veriperëndimi.

E hënë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale: 7-11°C Temperaturat maksimale: 19-23°C. Era: Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

E martë

Mot i ndryshueshëm, intervale me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat minimale: 6-9°C. Temperaturat maksimale: 17-20°C. Era: nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale: 4-6°C. Temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6m/s.

E enjte

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale: 3-5°C. Temperaturat maksimale: 15-18°C. Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu. Temperaturat minimale: 5-7 °C. Temperaturat maksimale: 17-20°C. Era: nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. 

Related Articles