Ekspertja e linguistikës forenzike në rastin e Thaçit e pranon se përdori ChatGPT për të analizuar incizimet në shqip

Ekspertja e linguistikës forenzike në rastin e Thaçit e pranon se përdori ChatGPT për të analizuar incizimet në shqip

Drejtoresha e Fonetikës Ligjore të Australisë dhe profesoresha e Asociuar në Universitetin e Anglisë së Re, Helen Fraser po dëshmon në çështjen Thaçi dhe të tjerët, lidhur me akuzat për vepra kundër administrimit të drejtësisë.

Gjatë dëshmisë së saj, ekspertja Helen Fraser, ka folur lidhur me kufizimet e saj gjuhësore dhe mjetet që ka përdorur për të vlerësuar cilësinë e provave audio në gjuhën shqipe, në rastin ku ish-presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët po akuzohen për pengim të drejtësisë.

“Gjuhën [shqipe] nuk e kuptoj. Normalisht nëse do dëgjoja një audio të padeshifruar në anglisht, mund ta dëgjoj vetë… Në këtë rast unë nuk mund ta bëja këtë sepse unë nuk flas shqip dhe nuk kam qasje, apo më saktë nuk kam pasur asnjë transkriptues që flet shqip. Kështu që unë përdora transkriptuesin e Inteligjencës Artificiale”, ka deklaruar Fraser para trupit gjykues.

E pyetur se a do t’i ndihmonte prania e një transkriptuesi të gjuhës shqipe, ajo u përgjigj se do t’i duheshin të paktën dy të tillë, por jo thjesht për transkriptim burokratik. “Te paktën do doja dy, jo thjesht të trajnuar për përkthim dhe transkriptim. Shumë janë të aftë për të bërë transkriptimet burokratike, por këtu kërkohen aftësi të tjera për të deshifruar audiot e padeshifrueshme” – tha ajo.

Një nga pikat më interesante të dëshmisë ishte përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) për të matur nivelin e padeshifrueshmërisë së audios. Ndonëse e përdori këtë mjet, Fraser ishte e prerë kur u pyet nëse AI është mjet i mirë për këtë qëllim.

Absolutisht jo, jo. Nuk mund ta zëvendësojë njeriun” – u shpreh dëshmitarja.

 Thjesht doja të krijoja një ide se sa informacion kishte të disponueshëm nga lart – poshtë. Pra unë përdora mjetin e transkriptimit AI, nga ChatGPT. Dobia ishte që incizimi i Inteligjencës Artificiale mund ta transkriptonte audion e qartë dhe ta përkthente gati identik me materialin që kishin transkriptuar personat”.

Related Articles