Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për mobilizim të diasporës para zgjedhjeve, duke e cilësuar mbështetjen e saj si vendimtare për rikthimin e përgjegjësisë shtetërore dhe orientimit të duhur politik.
Hoti tha se diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e fuqishme e Kosovës dhe zëri i saj në botë, ndërsa ftoi mërgimtarët të regjistrohen për të votuar më 7 qershor dhe të bëhen pjesë e ndryshimit që, sipas tij, i duhet vendit.
“Mbështetja masovike e diasporës është vendimtare për rikthimin e përgjegjësisë shtetërore dhe orientimit të duhur politik. Diaspora ka qenë gjithmonë shtyllë e fuqishme e Kosovës dhe zëri ynë në botë. LDK dhe vendi ka nevojë për angazhimin tuaj më shumë se kurrë. Prandaj, regjistrohuni për të votuar më 7 Qershor dhe bëhuni pjesë e ndryshimit që i duhet Kosovës”, ka shkruar Hoti.
