Të shtëna me armë zjarri në Francë, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Francë, dy të vdekur dhe tre të plagosur

Në Nice të Francës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë të plagosur.

Mediat franceze, kanë raportuar se autoritetet lokale kanë reaguar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa kryetari i bashkisë së Nice, Eric Ciotti, e ka cilësuar incidentin si një sulm të armatosur “të tmerrshëm”, duke shprehur shqetësimin për situatën e sigurisë në qytet.

Deri më tani raportohet se dy persona që ndodheshin brenda një automjeti kanë hapur zjarr në sheshin qendror të lagjes dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Forca të shumta policore kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë nisur hetimet intensive për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë, raportimet fillestare bëjnë të ditur se tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike për jetën, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta dhe po marrin trajtim mjekësor në spitalet e qytetit.

Related Articles