E konfirmon Avni Arifi: Do t’i bashkohem listës së AAK-së për deputet

E konfirmon Avni Arifi: Do t’i bashkohem listës së AAK-së për deputet

Opinionisti Avni Arifi në një deklaratë për media ka bërë të ditur se do t’i bashkohet listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për zgjedhjet e 7 qershorit.

“Ky është emisioni i fundit si opinionist, do t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në garën e 7 qershorit.” ka thënë Arifi në “Rubikon”.

Arifi poashtu tha se hera e fundit që ishte pjesë e garës për deputet ishte në vitin 2010, ndërsa tani kërkon votën e qytetarëve që të jetë deputet në zgjedhjet e parakohshme.

Related Articles