Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një deklaratë për media tha se “një parti që me 51% e çon vendin në zgjedhje dhe nuk i jep vendit institucione është ra në provim”, raporton Gazeta “Enigma”.
“Kurti nuk ka dashtë president. Kurti ka dashtë mundësisht një figurë që vendoset në zyrën e presidentit, dhe kënaqet me beneficionet që i ka posti i presidentit, por jo një president që e luan rolin e vet në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Hamza “Pressing” të T7.
