Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur këtë të martë rreth orës 10:00 në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana, i cili ka bërë me dije se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, deklaroi Pllana.
