Ndërmarrja e Gjelbër iu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave të forta dhe kushteve të paqëndrueshme atmosferike.
Përmes një njoftimi, kjo ndërmarrje apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjes në parqe dhe hapësira të gjelbëruara, si dhe gjatë parkimit të veturave pranë pemëve, për shkak të rrezikut të mundshëm nga degët apo drunjtë e paqëndrueshëm.
“Për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër parqe, hapësira të gjelbëruara dhe gjatë parkimit të veturave pranë pemëve. Ekipet e GJELBËR janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe intervenimit aty ku paraqitet nevoja”, thuhet në njoftim.
Ekipet janë të angazhuara në terren për monitorimin e situatës dhe intervenimin në rast nevoje, me qëllim garantimin e sigurisë publike.
