Një burrë në Rahovec në ndikim të alkoolit ka tentuar ta vrasë djalin e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga i dyshuari është konfiskuar arma, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
I njëjti është dërguar në mbajtje.
“Rahovec, 06.08.2021-18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me arme zjarri në drejtim të djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.