Drejtuesit e KOK-ut takuan shefen ekzekutive të Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të ShBA-ve

Drejtuesit e KOK-ut takuan shefen ekzekutive të Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të ShBA-ve

Në vazhdën e takimeve me drejtues të Komiteteve Olimpike Kombëtare, sot në Tokio të Japonisë, drejtuesit e KOK-ut, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi dhe këshilltari i presidentit Ismet Krasniqi, Besim Aliti, takuan shefen ekzekutive të Komitetit Olimpik dhe Paralimpik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sarah Hirshland, përcjell Gazeta Enigma.

Të dyja palët diskutuan çështje të ndryshme, derisa Hirshland shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar ngushtë me KOK-un.

Të dyja Komitetet Olimpike u pajtuan që bashkëpunimi të përqendrohet në shkëmbim të përvojave, me theks të veçantë në ato sporte ku ne jemi më të avancuar dhe anasjelltas.

Related Articles