Të shtëna me armë në Senatin e Filipineve gjatë arrestimit të një senatori

Të shtëna me armë në Senatin e Filipineve gjatë arrestimit të një senatori

Të mërkurën, në Senatin e Filipineve, ku ishin vendosur trupa, pati të shtëna me armë zjarri, pasi një politikan i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale u bëri thirrje mbështetësve të mobilizoheshin dhe të pengonin arrestimin e tij të afërt.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr bëri thirrje për qetësi dhe tha se asnjë personel qeveritar nuk ishte i përfshirë në incident.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima, raporton Reuters.

“Do ta zbardhim këtë çështje deri në fund,” tha Marcos në një videomesazh. “A ishte ky takim pjesë e destabilizimit? Do të duhet ta dimë.”

Senatori Ronald dela Rosa, një ish-shef policie 64-vjeçar dhe zbatuesi kryesor i “luftës së përgjakshme kundër drogës” të ish-presidentit filipinas Rodrigo Duterte, disa orë më parë u kishte bërë thirrje njerëzve të dilnin për të bllokuar arrestimin dhe dorëzimin e tij në GJPN.

Marcos tha se nuk ishin dhënë udhëzime për ta arrestuar atë.

Gjykata me seli në Hagë të hënën publikoi një urdhër arresti për dela Rosa, të datës nëntor, me akuza për krime kundër njerëzimit, të njëjtat për të cilat akuzohet 81-vjeçari Duterte ndërsa pret gjyqin në GJPN pas transferimit të tij vitin e kaluar.

Dela Rosa, për të cilin zyrtarët thanë se ishte i sigurt, ka mohuar përfshirjen në ndonjë vrasje të paligjshme në goditjen kundër drogës gjatë presidencës së Duterte-s 2016-2022.

Related Articles