Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë jep detaje për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë jep detaje për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Këtë të enjte është sulmuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili është edhe kandidat për deputet nga kjo parti për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton Gazeta “Enigma”.

Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sot në ora 13:10, dy persona nga Skenderaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente. Të dy personat kanë shenja- lëndime, njëri fizike në fytyrë dhe kokë, kurse tjetri lëndime/gërvishje fizike.

“Aktualisht, ekipet mjekësore janë duke kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore, përfshirë konsultimet nga ekipet mjekësore të reparteve të tjera”, thuhet në njoftim.

Related Articles