Avdyli: Me fol për ndonjë autostradë të përfunduar, temë e rëndë për Kurtin

Avdyli: Me fol për ndonjë autostradë të përfunduar, temë e rëndë për Kurtin

Kandidati i LDK-së, për deputet, Haxhiu Avdyli, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, pasi ky i fundit, sot në njërën nga kafiteritë në Prishtinë, ka kërkuar “espresso 51%”.

Lidhur me këtë, Haxhi Avdyli tha se “espresso 51%, mund edhe të shtohet, edhe të zvogëlohet”.

“Por që ndodh 51.1 kubik rrëshqitje dheu, të mbyllin  51% të autostradës “Ibrahim Rugova” , gati për një mandat, kjo askund në botë nuk ka ndodh…”, tha Abdyli.

“Për 700 ditë, me pas hjek një filxhan dhe çdo ditë, sot ajo autostradë do ishte plotësisht e kalueshme…”.

“Bile për 6 vite edhe ndonjë autostradë e re mund te ndërtohej”, tha më tej ish deputeti.

“Nejse ajo është temë e prekshme, ne duam fore e llafe… Dhe espreso me 51%+”.

“Për me fitu zgjedhje me poezi, llafe e esspreso, dorën ia kemi marrë, por me fol për ndonje autostradë të përfunduar a ndonje investim të madh , ajo është temë e rëndë për ne. Apo ata.”

“Dhe po i përmendem edhe njeherë pse ska  investime kapitale, ne do shpallemi tradhëtar”, u shpreh në fund Haxhi Avdyli.

Related Articles