Vetaksident në Dollc të Klinës, vdes një person – katër të tjerë lëndohen

Vetaksident në Dollc të Klinës, vdes një person – katër të tjerë lëndohen

Sot, në orën 04:55, ka ndodhur një vetaksident në fshatin Dollc të Klinёs, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.

Të lënduarit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor dhe tё njëjtit, sipas mjekёve, janё jasht rrezikut pёr jetё.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

Related Articles