Një autobus me studentë shqiptarë nuk është lejuar të kalojë kufirin me Maqedoninë e Veriut në pikën doganore të Bllatës në Dibër.
Autoritetet maqedonase nuk kanë dhënë shpjegime pse kanë marrë këtë vendim. Këtë të martë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të mbajnë protestën e radhës për të kërkuar të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe, raporton A2CNN.
