Ministria e Industrisë ka publikuar listën e re të çmimeve maksimale të lejuara (tavan) për shitjen e derivateve të naftës në tregun e Kosovës, të cilat do të jenë valide për 24 orët e ardhshme.
Sipas vendimit, çmimet maksimale të caktuara për datën 19 maj 2026 pësuan një lëvizje të lehtë krahasuar me ditët e kaluara:
Nafta (dizel): 1.62 euro për litër (shënon rritje prej 2 centësh);
Benzina: 1.53 euro për litër (shënon rritje prej 3 centësh);
Gasi: 0.75 euro për litër (shënon rënie prej 3 centësh).
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e paradites së sotme.
