Finalja e Kupës së Kosovës mes Ferizajt dhe Dukagjinit zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:00.
Federata ka caktuar gjyqtarin kosovar Genc Nuza për ta ndarë drejtësinë në këtë përballje të madhe.
Asistentë të Nuzës do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa Bardh Ajeti është caktuar si gjyqtar i katërt.
Në dhomën e VAR-it do të jenë Burim Jahmurataj dhe Besnik Morina.
