“Ti prej Prishtine po do me ruajt tokën tem, marre duhet me të ardhë”

“Ti prej Prishtine po do me ruajt tokën tem, marre duhet me të ardhë”

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, doli para protestuesve që kundërshtuan vendimin për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.

Protestuesit, nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”, kërkuan anulimin e menjëhershëm të vendimit, ndërsa disa prej tyre u shprehën me tone të ashpra gjatë përplasjes verbale me ministren.

“Ti prej Prishtine po do me ruajt tokën tem…marre duhet me të ardhë, nuk munesh me ma rujt token teme ma fort se unë”, tha njëri nga ta.

Protesta, që po mbahet nga qytetarët nuk është e para e këtij lloji.

Related Articles