Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

Kapet me 2 kallashnikovë dhe municion luftarak 43-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 43-vjeçar nga Levani për armëmbajtje pa leje. Në operacionin e koduar “No Guns” u vu në pranga V. O.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi 2 armë zjarri tip kallashnikov dhe municion luftarak.

Sipas policisë armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo në ngjarje të mëparshme kriminale, shkruan A2CNN.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.

Related Articles