Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba me nga 500 euro për hedhjen e mbeturinave: S’do tolerohen ata që ndotin lagjet

Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba me nga 500 euro për hedhjen e mbeturinave: S’do tolerohen ata që ndotin lagjet

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot janë shqiptuar katër gjoba, secila me vlerë 500 euro, ndaj personave që kanë hedhur mbeturina vëllimore në hapësira publike.

Nga Komuna është theksuar se nuk do të ketë tolerim për ndotjen e lagjeve dhe bllokimin e hapësirave publike nga qytetarët apo subjektet që shkelin rregullat.

“Inspektorati i Kryeqytetit po vepron vazhdimisht në terren dhe secili shkelës do të përballet me masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

Komuna u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së qytetit dhe të raportojnë shkelësit në numrat: 0800 12233 dhe  0800 12244

Related Articles