Në maj të këtij viti, një delegacion zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, pritet të vizitojë Luginën e Preshevës.
Komiteti për Punë të Jashtme i Kongresit të SHBA-së, në janar të këtij viti, miratoi rezolutën mbi të drejtat etnike dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ligji i njohur ndryshe edhe si “Presheva Valley Discrimination Assessment Act”, për herë të parë e vendosi zyrtarisht diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi në agjendën e Kongresit të Shteteve të Bashkuara.
