Gjatë periudhës janar–mars 2026, në Kosovë janë regjistruar dy raste të braktisjes së fëmijëve, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Të dy rastet janë raportuar gjatë muajit shkurt, ku njëri është evidentuar në Gjilan, ndërsa rasti tjetër në Klinë.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë për rrethanat e rasteve, ndërsa institucionet përkatëse pritet të merren me trajtimin dhe mbrojtjen e fëmijëve të përfshirë.
Këto të dhëna pasqyrojnë vetëm rastet e raportuara zyrtarisht gjatë kësaj periudhe.
