“Në kohën e duhur” – Djali i Jakup Krasniqit i gëzohet marrëveshjes së PDK-së me Limajn

“Në kohën e duhur” – Djali i Jakup Krasniqit i gëzohet marrëveshjes së PDK-së me Limajn

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi i është gëzuar marrëveshjes së fundit të PDK-së me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili do ta mbështesë atë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai këtë e ka konsideruar si bashkim në kohën e duhur për vendin.

Madje, Krasniqi ka ndarë edhe disa pamje nga kthimi i Limajt nga Haga.

“Bashkim në kohën e duhur për vendin! 21 vite pas kthimit të Fatmir Limajt nga Haga. Uroj me zemër që së shpejti edhe Fatmir Limaj ta presë kthimin e babit dhe shokëve të tij”, ka shkruar ai.

Related Articles