Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini në një deklaratë për media është shprehur se partia e tij ka kaluar nëpër sfida të shumta.
Aleanca ndonëse nuk ka udhëhequr gjatë me vendin, ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Kosovës, tha ai në Rubikon.
“Kemi pasur sfidat tona, dy herë kemi qenë në Qeveri, kryetari Haradinaj dy herë ka qenë kryeministër, herën e parë faktikisht shumë shkurt, herën e dytë pak më shumë se 1 vit e gjysmë, kanë qenë periudha të shkurtëra, mirëpo që kanë lënë gjurmë, kanë lënë gjurmë në historinë e Kosovës”, tha ai.
