Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e substancave të dyshuara narkotike gjatë një kontrolli rutinor të vizitorëve në Pavionin D.
Sipas njoftimit, në një pampersin për fëmijë janë gjetur dy qese me substancë të dyshuar narkotike, pas bastisjes nga stafi korrektues.
Pas zbulimit, vizita është anuluar, është njoftuar Policia në Pejë dhe ndaj të dyshuarit janë ndërmarrë masa disiplinore dhe transferim në tretman themelor.
Njoftimi:
Parandalohet tentim futja e substancave të dyshuara narkotike në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës gjatë kontrollit rutinor të vizitorëve është parandaluar tentimi i futjes së substancave të dyshuara narkotike në Pavionin D.
Gjatë bastisjes nga stafi korrektues, në pampersin e një femiju të mitur janë zbuluar dy qese të bardha transparente me substancë të dyshuar narkotike.
Menjëherë pas zbulimit, vizita është anuluar dhe është njoftuar Policia, përkatësisht njësia përkatëse hetimore në Pejë.
Ndaj të burgosurit që dyshohet se ndërlidhet me rastin janë ndërmarrë masa disiplinore dhe i njëjti është transferuar në tretman themelor deri në përfundim të hetimeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive të kundërligjshme dhe në garantimin e rendit, sigurisë dhe integritetit institucional në të gjitha institucionet korrektuese.
