Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur konkurs për agazhimin e 190 zyrtarëve për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në njoftim theksohet se këta zyrtarë do të angazhohen për raportimin e rezultateve preliminare nga Qendrat e Votimit që do të hapen për votim në komuna të ndryshme të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
“Të gjitha këto konkurse janë shpllur më 26 maj dhe do të mbyllen më 27 maj në orën 16:00”, thuhet në njoftim.
Aplikimin mund ta bëni duke klikuar në këtë link: https://stafqv.kqz-ks.org/sq/EmployeeKeyVote.
