Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku vetura ka goditur vdekje një 21-vjeçari që lëvizte me motor.
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se vetura po drejtohej nga një 52-vjeçar.
“Rreth orës 15:15, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, automjeti me drejtues shtetasin A. M., rreth 52 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. G., rreth 21 vjeç”.
“Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi D. G, ndërsa shtetasi A. M, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
