Shtatë persona lëndohen nga përlasja mes dy veturave në Klinë – njëra bie nga ura

Shtatë persona lëndohen nga përlasja mes dy veturave në Klinë – njëra bie nga ura

Një aksident ka ndodhur sot në urën e Dollcit në Klinë rreth orës 17:20.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, tha se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku kanë mbetur të lënduar 7 persona.

Gashi tha se sipas mjekut kujdestar, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 17:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Dollc të Klinës. Në aksident janë të përfshira dy vetura. Nga përplasja mes veturave njëra ka rënë nga ura. 7 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë të Spitalit Rajonal në Pejë. Sipas mjekut kujdestar të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në vend të ngjarjes kanë dalë hetuesit e aksidentit për të hetuar shkaqet”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Related Articles