KFOR: SHBA mbetet kontribuues kyç në misionin e NATO-s në Kosovë

KFOR: SHBA mbetet kontribuues kyç në misionin e NATO-s në Kosovë

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në takim përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara nga Teksasi, Keith Self, kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe përfaqësuesin nga Virxhinia, Suhas Subramanyam, anëtar i lartë i Nënkomitetit për Mbikëqyrje të Çështjeve Ushtarake dhe të Jashtme.

Takimi është mbajtur në selinë e KFOR-it në kampin “Film City” në Prishtinë, ku është diskutuar situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Sipas njoftimit të KFOR-it, komandanti Ulutaş ka theksuar angazhimin e vazhdueshëm të misionit për të garantuar një mjedis të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe të qëndrueshme.

Po ashtu, ai ka shprehur vlerësimin për kontributin afatgjatë dhe të rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë.

Related Articles