KQZ: Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

KQZ: Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar se nesër, më 31 maj 2026, përfundon afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta për votim në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një njoftimi, KQZ u ka bërë thirrje qytetarëve që ende nuk janë regjistruar ta shfrytëzojnë kohën e mbetur për të përfunduar procedurat e nevojshme

Sipas KQZ-së, regjistrimi mund të bëhet në mënyrë elektronike përmes platformës së dedikuar online, si dhe pranë Zyrës së Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Institucioni zgjedhor ka bërë të ditur se për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë përmes WhatsApp-it dhe Viber-it në numrin ose në linjën pa pagesë .

KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve në procesin zgjedhor, duke u bërë thirrje personave me nevoja të veçanta që të regjistrohen brenda afatit të paraparë.

Related Articles