Policia e Lezhës e konfirmon, dy të vdekur në detin e Shëngjinit – dyshohet se janë kosovarë

Policia e Lezhës e konfirmon, dy të vdekur në detin e Shëngjinit – dyshohet se janë kosovarë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vdekja e dy personave është konfirmuar për Klankosova nga Policia e Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat dyshohet se janë nga Kosova, por një gjë e tillë akoma s’është konfirmuar.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësja e Policisë atje.

lg.php.gif

Grupi prej katër personave dyshohet se ishte rrëmbyer nga dallgët teksa ndodheshin në det.

Menjëherë pas raportimit të rastit, në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë

Related Articles