Lumir Abdixhiku: Arti dhe kultura do të jenë pjesë e dinjitetshme e zhvillimit të Kosovës

Lumir Abdixhiku: Arti dhe kultura do të jenë pjesë e dinjitetshme e zhvillimit të Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me artistë, shkrimtarë, piktorë dhe personalitete të artit e kulturës në Soma Book Station, ku diskutuan për rëndësinë e kulturës në ndërtimin e identitetit dhe të ardhmes së vendit.

Gjatë bashkëbisedimit, u trajtuan tema që lidhen me artin, librin, skenën, trashëgiminë kulturore dhe rolin e krijimtarisë në forcimin e identitetit kombëtar.

Abdixhiku theksoi se kultura zë një vend të veçantë në programin e tij politik, duke kujtuar se në kuadër të 113 zotimeve të prezantuara, janë paraparë projekte të rëndësishme për zhvillimin kulturor të Kosovës. Ndër to përfshihen ndërtimi i Operës dhe Baletit “Dr. Ibrahim Rugova”, Teatri i ri Kombëtar, Muzeu i Paqes dhe Rezistencës, Muzeu i Artit Bashkëkohor dhe Qendra e Librit.

“Shteti ndërtohet me identitet, kujtesë dhe krijimtari. Me artistët, shkrimtarët, piktorët dhe njerëzit e kulturës që i japin shpirt shoqërisë sonë. Prandaj, arti dhe kultura nuk do të jenë në margjina, por pjesë e dinjitetshme e zhvillimit të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, investimi në kulturë nuk është vetëm mbështetje për artistët, por edhe investim në identitetin, kujtesën kolektive dhe zhvillimin afatgjatë të vendit

Related Articles