Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në orën 19:00 nëpërmjet video konferencës ka mbajtur mbledhjen e rregull të 97-të me më shumë pika në rend të ditës në interes të qytetarëve.
Nga 16 gushti i vitit 2021 nevojitet posedimi i obliguar i certifikatës për imunizim, së paku doza e parë, dhe kontrollim i obliguar i certifikatave për vaksinim në hyrje të çdo objekti, përfshirë edhe objektet hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona për çfarëdo lloj ngjarje (aheng, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore e sportive).
Posedimi i një certifikate për imunizim – të paktën doza e parë e vaksinës, vlen vetëm për personat mbi 18 vjeç.
Obligohen shërbimet kompetente të inspektimit në periudhën e ardhshme të intensifikojnë kontrollet me qëllim të zbatimit dhe respektimit të rekomandimeve preventive dhe masave lidhur me COVID-19.