Kandidati i PDK-së për deputet, Përparim Gruda, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti Presidentin e do vetëm për të kapur Prokurorinë.
AI tha se qytetareve iu thotë se Albin Kurti nuk e do Presidentin për të rritur rrogat apo ulur çmimet.
“Albin Kurti nuk e ka dashur Presidentin as me rrit rrogat, as me ul çmimin e energjisë, as me pranu gazin amerikan, por përmes Presidentit me marrë në dorë Prokurorinë dhe organet e hetuesisë”, ka thënë ai.
