Gjini pas rritjes së Aleancës: Nisje e jashtëzakonshme

Gjini pas rritjes së Aleancës: Nisje e jashtëzakonshme

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka quajtur nisje të jashtëzakonshme performancën e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai tha se qytetarët që i kanë besuar kësaj partie në këtë zgjedhje, nuk do të pendohen për votën e tyre.

“I falënderoj të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë votuar, e posaçërisht ata që e kanë votuar Aleancën. Mundem vetëm me ju thanë që kurrë nuk kanë me u pendu për votën e vet”, ka thënë Gjini në konferencë për media, kur tashmë janë numëruar gati 90 për qind e votave.

“Për ne kjo është një nisje e jashtëzakonshme, edhe të gjithë ata që i kanë besu asaj që e kemi thanë gjatë kësaj fushate, që besojnë në të ardhmen e Kosovës, që besojnë në një Kosovë që duhet me u ba e mirë për të gjithë qytetarët e vet, nuk kanë me u pendu kurrë”.

Gjini tha se qytetarët e kanë dëshmuar sa e duan Kosovën, pavarësisht se, sipas tij, gara zgjedhore u mbajt në terren jofer politik.

“Kemi me punu shumë që vota dhe vullneti i tyre me na votu neve me u respektu maksimalisht”.

“Pavarësisht që kjo garë zgjedhore është mbajtë në një terren absolutisht jofer politik, ku janë përdorë të gjitha mjetet e mundshme për me e kthy rezultatin në favor të pushtetit, prapë se prapë, qytetari i Kosovës e ka kuptu që e don vendin e vet”.

Related Articles