Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë në “Ditën e Mërgimtarëve”, e cila është mbajtur në Shalë të Bajgorës.
Ai në këtë aktivitet, është parë të ketë kënduar bashkë me pjesëmarrësit aty, ndërkaq pasi kanë ndalë këngën me çifteli, ai i ka prirë valles nën tingujt e daulles, njofton Klankosova.tv.
Ky aktivitet është i përvitshëm, ndërkaq edhe sivjet është mbajtur nën patronatin e Bahtirit.