Mbyllen Lojërat Olimpike të Tokyos, e para ShBA-ja – Kosova e 42-ta

Mbyllen Lojërat Olimpike të Tokyos, e para ShBA-ja – Kosova e 42-ta

Në renditjen e përgjithshme të shteteve fituese të medaljeve, Kosova është radhitur në pozitën e 42-të. E para si zakonisht, edhe kësaj radhe është radhitur SHBA-ja, para Kinës etj.

Në renditjen e përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse prin ShBA që e ka parakaluar në ditën e fundit Kinën, ka 113 medalje gjithsej, 39 të arta, 41 të argjendta dhe 33 të bronzta.

Pas saj vjen Kina me 88 medalje gjithsej. Ata kanë momentalisht 38 të arta, 32 të argjendta dhe 18 të bronzta.

Top-5-shen e përmbyllin shteti nikoqir Japonia, Britania e Madhe dhe Komiteti Olimpik i Rusisë.

Kosova gjendet në vendin e 42-të me dy medalje të fituara, të dyja të arta në sportin e xhudos.

Kosova garoi me 11 sportistë në këtë Olimpiadë, pesë në xhudo, dy në not, një në shenjtari, një në boks, një në mundje dhe një në vrapim.

Related Articles