Pesë prokurorë në garë për Kryeprokuror të Shtetit, KPK miraton kandidaturat

Pesë prokurorë në garë për Kryeprokuror të Shtetit, KPK miraton kandidaturat

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka miratuar kandidaturat e pesë prokurorëve që synojnë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke i hapur rrugë fazës së ardhshme të procesit të përzgjedhjes.

Vendimi është marrë me gjashtë vota për dhe një kundër gjatë mbledhjes së KPK-së, ku u konstatua se të gjithë kandidatët i plotësojnë kushtet e parapara për këtë pozitë.

Në garë për postin e Kryeprokurorit të Shtetit janë Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

Sipas procedurave, Sekretariati i KPK-së do të publikojë koncept-dokumentet e kandidatëve, të cilat do të shërbejnë si pjesë e vlerësimit në procesin e përzgjedhjes.

Procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit zhvillohet në një kohë kur kjo pozitë ka mbetur pa emërim të ri për disa vite, ndërsa procedurat e mëparshme janë shoqëruar me debate institucionale dhe sfida ligjore.

Related Articles