Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një i tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:45 në Ozdrim të Pejës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë janë lënduar dy persona.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
