Përplasen dy vetura në Xërxë, gjashtë persona përfundojnë në spital

Përplasen dy vetura në Xërxë, gjashtë persona përfundojnë në spital

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 05:40 në rrugën Gjakovë–Prizren, në fshatin Xërxë.

Rastin për Enigmën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.

Sipas tij, si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 05:40, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Prizren, në fshatin Xërxë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe për pasojë, gjashtë persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore lidhur me aksidentin”, ka thënë Elezaj për Sinjalin.

Policia po vijon me hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Related Articles