Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia

Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shfrytëzoi qëndrimin e tij në Turqi për samitin e NATO për të koordinuar përgjigjen amerikane ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, raportoi CNN.

Sipas burimeve të rrjetit amerikan, Trump zhvilloi një takim të ngushtë me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth, Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe kryetarin e Shefave të Shtabit të Përbashkët, Dan Caine, ku u diskutuan opsionet ushtarake, përfshirë sulmet ndaj objektivave iraniane.

Në Turqi ndodhej edhe Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, i cili u konsultua me Trumpin për çështjen e sanksioneve ndaj Iranit, përfshirë mundësinë e rikthimit të tyre pas zhvillimeve të fundit.

Sipas CNN, presidenti amerikan është shprehur i zhgënjyer me shkeljet e Memorandumit të Mirëkuptimit nga Irani, marrëveshje e nënshkruar rreth tre javë më parë. Nga ana tjetër, Teherani ka akuzuar Washingtonin se ka shkelur në mënyrë të përsëritur të njëjtën marrëveshje.

Gjatë darkës zyrtare të organizuar nga presidenti turk, Trump zhvilloi edhe një bisedë private me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte.

Një ditë më vonë, Rutte mbështeti publikisht veprimet ushtarake amerikane, duke i cilësuar ato si “absolutisht të domosdoshme” për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të situatës në Ngushticën e Hormuzit.

Related Articles