Gjithçka është gati për një nga ndeshjet më të shumëpritura të Kupës së Botës 2026. Norvegjia dhe Anglia do të përballen sonte, me fillim nga ora 23:00, në çerekfinalen që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione deri në fishkëllimën e fundit.
Trajnerët e të dyja përfaqësueseve kanë publikuar formacionet zyrtare, duke zgjedhur lojtarët më në formë për këtë sfidë vendimtare. Të gjitha sytë do të jenë te dueli mes Erling Haaland dhe Harry Kane, dy prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin botëror.
Norvegjia synon të vazhdojë ëndrrën pas eliminimit të Brazilit në fazën e kaluar, ndërsa Anglia kërkon të konfirmojë statusin e saj si një nga favoritët për trofeun dhe të sigurojë një vend në gjysmëfinale.
Formacionet zyrtare:
Norvegjia XI: Nyland; Ryerson, Ajer, Heggem, Wolfe; Odegaard, Berge, Berg; Schjelderup, Sorloth, Haaland
Anglia XI: Pickford; Konsa, Stones, Guéhi, O’Reilly; Anderson, Rice; Madueke, Bellingham, Gordon; H. Kane
