MB e hedh poshtë idenë e tarifave për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, pasi Trump e propozoi

MB e hedh poshtë idenë e tarifave për kalimin në Ngushticën e Hormuzit, pasi Trump e propozoi

Mbretëria e Bashkuar përsëriti sot qëndrimin e saj se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet “pa tarifa apo pagesa”, pasi presidenti amerikan Donald Trump u zotua të rivendosë bllokadën ndaj anijeve iraniane në këtë rrugë strategjike ujore dhe të vendosë një tarifë prej 20% mbi vlerën e ngarkesës për anijet e tjera, shkruan CNN.

Trump tha dje se Shtetet e Bashkuara do të bëhen “kujdestarja” e kësaj rruge ujore dhe se do t’u ngarkojnë transportuesve komercialë një tarifë prej 20% të vlerës së ngarkesës së tyre, për ta kompensuar SHBA-në për sigurimin e kalimit nëpër këtë kanal.

“I takon SHBA-së të përcaktojë detajet e sakta të këtyre propozimeve”, u tha gazetarëve sot një zëdhënës i Downing Street. “Ne kemi thënë gjithmonë se Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, pa tarifa apo pagesa që mund të pengojnë tregtinë globale”.

Dje, Organizata Ndërkombëtare Detare deklaroi se kalimi nëpër ngushticë “duhet të mbetet i lirë nga çdo tarifë dhe pagesë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, pas deklaratave të Trumpit.

Related Articles