Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, pas deklaratës së saj se të premten do ta caktojë datën e seancës konstituive të Kuvendit.
Ramadani e akuzoi Haxhiun edhe për, siç tha ai, rritjen e jashtëligjshme të pagesës së tenderëve për 326 për qind, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të veprojë, ndërkaq pyeti se pse ajo s’e cakton sot mbajtjen e kësaj seance.
“Kjo pushtetarja që rriti jashtëligjshëm pagesën e tenderave për 326% (alo…Prokuroria a jeni këndej?!) paska thënë që të premten e cakton datën e seancës së Kuvendit. Pse s’e caktove sot? Çka paska të premten ndryshe nga sot? Çfarë skenari po përgatisni?”, shkroi ai në një postim në Facebook.
