Hoti kërkon masa të shpejta pas dëmeve nga stuhia: Qytetarët dhe fermerët nuk duhet të mbeten vetëm

Hoti kërkon masa të shpejta pas dëmeve nga stuhia: Qytetarët dhe fermerët nuk duhet të mbeten vetëm

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar reagim të menjëhershëm institucional pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia e fuqishme që ka goditur disa zona të Kosovës.

Hoti ka deklaruar se erërat e forta dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar dëme në biznese, prona private, automjete dhe veçanërisht në sektorin e bujqësisë.

Përmes një reagimi publik, ai ka bërë thirrje që institucionet të dalin në terren, të bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe të ndërmarrin masa për mbështetjen e familjeve, bizneseve dhe fermerëve të prekur.

Sipas tij, në raste të tilla nuk mjaftojnë vetëm deklaratat, por kërkohen veprime konkrete për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Hoti ka theksuar se Qeveria duhet të aktivizojë të gjithë mekanizmat në dispozicion për të siguruar ndihmë sa më të shpejtë për të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.

Related Articles