Haradinaj: Varreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz

Haradinaj: Varreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, deklaron se të pagjeturit janë plaga më e madhe e shoqërisë sonë dhe bardhja e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit është detyrë e jona kombëtare.

Si rrjedhojë, Haradinaj deklaron se “varreza masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut kërkon hetim serioz, profesional dhe angazhim të pandalshëm për të detyruar Serbinë që të hapë arkivat ushtarake dhe të tregojë vendndodhjen e trupave”.

Tutje, Haradinaj është shprehur; “Nuk mund të ketë paqe të plotë pa u zbardhur fati i secilit të zhdukur. Në çdo tryezë diskutimi kjo duhet të jetë tema kryesore për t’ia rikujtuar Serbisë krimet e saj, duke kërkuar me vendosmëri drejtësi për viktimat dhe përgjigje për familjet që presin prej vitesh”.

Related Articles