Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë

Isufaj: Gërmimet në varrin masiv në Zubin Potok mund të zgjasin, identifikimi kërkon kohë

Kryeprokurori i Prtokurorisë Speciale të Koasovës, Blerim Isufaj ka qëndruar sot për vziitë në fshatin Kalludër të Zubin Potokut ku po vazhdon gërmimi në varrin masiv, në të cilin janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se iu përkasin 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës.

Isufaj, nga atje ka deklaruar se procesi i gërmimeve mund të zgjasë dhe se nuk mund të thotë asgjë rreth asaj se kur mund të përfundojë.

“Nga mbetjet mortore deri tash është vërtetuar se janë me origjinë njerëzore. Ky proces mund të zgjasë, nuk mund të themi se kur mund të përfundojë. Ajo që ka shumë rëndësi është se identifikimi merr kohë edhe kërkon standard për të marrë dhe për të identifikuar, pastaj përmes ADN-së secilin trup. Mirëpo, këto mbetje nuk është se mund të tërhjeken aq lehtë sepse duhet paraprakisht të konstruktohet trupi i njeriut, e pastaj ato duhet të dërgohen në Mjekësinë Ligjore dhe pastaj të vazhdohet me procedura të tjera”, ka thënë ai.

Isufaj, ka shtuar se Prokuroria Speciale do të zbatojë procedura shumë profesionale, të paanshme, të pavarura me qëllim edhe të respektit ndaj viktimave por edhe ndaj familjarëve të tyre.

“Atë që unë mundem me thënë sot këtu para juve është që Prokuroria Speciale do të zbatojë procedura shumë profesionale, të paanshme, të pavarura me qëllim edhe të respektit ndaj viktimave por edhe ndaj familjarëve të tyre. Unë atë që kisha thënë para juve dhe kisha bë thirrje gjithë komunitetit në përgjithësi ëshët që të mos deklarohemi shumë për rastin sepse akoma gjithçka është herët dhe deklarimet në publik mund ta dëmtojnë procesin e hetimit e natyrisht mund ehde ta devijojnë rezaultatin final.Është faza preliminare që është duke u punu, punimet kanë fillu më intensitetin e duhur”, ka deklaruar ndër të tjera Isufaj.

Lidhur me këtë zbulim të varrezës masive, janë arrestuar dy serbë, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Related Articles