Gjykata e Hagës ka treguar se deri me datën 14 shtator synojnë që të përfundojnë procesin e deklaratave përmbyllëse në rastin e dytë ku akuzohet Hashim Thaçi.
Në këtë process gjyqësor “kundër administrimit të drejtësisë”, bashkë me Thaçin akuzohen edhe Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçiq, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu.
Përmes një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare, Specialja synon që deklarimet përmbyllëse të palëve të realizohen në datat 10, 11 dhe 14 shtator.
Kjo do të varet nga ajo se si do të ecë dëshmia e Bashkim Smakajt e ckatuar për datat 17,18 dhe 19 gusht. /Klankosova.tv

