Gazmend Muhaxheri, njëri prej iniciuesve të shkarkimit të Lumir Abdixhikut, ka reaguar pasi ky i fundit u rikonfirmua në postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në një deklaratë për emisionin “Pressing”, Muhaxheri tha se rezultati ishte i ngushtë, por se përfaqëson vullnetin e delegatëve të Kuvendit të LDK-së.
“Rezultati ishte i ngushtë, por ky është vullneti i delegatëve të këtij Kuvendi. Kryetarit i urojmë fitore, shihemi në herët e tjera”, deklaroi ai.
Muhaxheri theksoi se LDK-ja mbetet shtëpia e përbashkët e anëtarëve të saj dhe se partia nuk do të përçahet.
“LDK-ja është shtëpia jonë, nuk përçahet, por mbetet për të ardhmen të vlerësohet se çfarë ka qenë kjo fitore. Ditët në vijim do ta tregojnë”, tha ai.
I pyetur për deklaratat e Abdixhikut para votimit, të cilat Muhaxheri i konsideroi si akuza ndaj tij, ai u shpreh kritik.
“Ishte e ulët prej tij, por nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të mësohemi edhe me këto gjëra”, deklaroi Muhaxheri.
